Liria e pa shpresë, 4 ndeshje me dy pikë në vendin e parafundit
Liria ka humbur si mysafire me rezultat 1 :0 nga Rilindja 1974, dhe ndodhet e pashpresë në fund të tabelës, ne vendin e parafundit me 2 pikë në katër ndeshje.
Kjo gjendje e ka shtyrë kuvendarin Petrit Hoxhaj të kërkoj nga Kuvendi Komunal, pozitë e opozitë duhet të mblidhen dhe ta diskutojmë gjendjen e mjerë në KF “Liria”.
Postimi i plotë:
Nuk kemi çka të humbim kohë, pozitë e opozitë duhet të mblidhemi dhe ta diskutojmë gjendjen e mjerë në KF “Liria”.
Për të satën herë Komuna e Prizrenit e ka mbështetur financiarisht, derisa klubi i qytetit po shkon drejtë zhdukjes. Këtu diçka nuk po shkon, nuk po funksionon, në klub është një hall i madh, një pengesë e madhe.
Urgjentisht të krijohet një komision hetimor, të gjindet dhe të jep përgjegjësi fajtori për gjendjen e krijuar në klub.
Kjo është urgjente.
Petrit Hoxhaj
Asambleist i Komunes se Prizrenit