Grabitja e armatosur në Suharekë, lirohet i dyshuari i tretë

I dyshuari i tretë për grabitjen e armatosur në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmoi prokurorja Ervehe Gashi.

“Prokuroria nuk ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit pasi nuk ka dyshime të bazuara. Sipas procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt”, tha ajo.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilëve i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se kanë ndihmuar grabitësit ta kryejnë veprën.

Më 22 nëntor një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Suharekës, ku tre persona kanë hyrë në një argjendari dhe më pas kanë plagosur një polic.

Vlera e arit të vjedhur besohet të jetë rreth 250 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *