Ndërprehet greva në arsim, Rrahman Jashraj del me vendim

Kreu i Këshillit Grevist, Rrahman Jashraj, ka treguar se do të respektojnë vendimin e shumicës, të cilët kanë vepruar pro pezullimit të grevës.

Ai ka treguar se ajo do të pezullohet deri në muajin janar 2023.

“ Ajo që dua të them është se me kenaqsi e respekt po iu drejtohem grevistëve. Mundësia e vetme na kishte mbetur greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht. Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, por reagoj me fyerje. Falendëroj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linquan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo Grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBASHK-ut dhe administratës dhe jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jashraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *