LVV në Prizren dorëzon kallëzim penal ndaj dy drejtorëve komunal, Çelë Lamaj dhe Islam Ukaj
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj dy drejtorëve të komunës së Prizrenit, Çelë Lamajt, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Islam Ukajt, drejtor i Drejtorisë së Inspektoriateve në Komunën e Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj dy drejtorëve komunal, Çelë Lamajt, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Islam Ukajt, drejtor i Drejtorisë së Inspektoriateve në Komunën e Prizrenit, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Partia në pushtet duke mos respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi, në maj të këtij viti kishte nisur asfaltimin e rrugës sëUnazës së Parë të Qytetit të Prizrenit. Punimet kanë filluar qysh atëherë por ende nuk janë kryer në tërësi, sepse nuk kishte projekt detajues dhe leje ndërtimore, duke mos u pajisur kështu me pëlqimet dhe lejet e nevojshme, të cilat kërkohen në bazë të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Ndërtim.
Kjo Unazë ende papërfunduar dhe në disa vende me asfalt të dëmtuar edhe pse i vendosur rishtas, ishte promovuar me pompozitet edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, zyrtarë të shumë partiak të PDK-së dhe zyrtarë komunal të Komunës së Prizrenit. Kryerja e punimeve në këtë formë, në kundërshtim me ligjet, ka edhe pasoja financiare për taksapaguesit prizrenas.
Kjo tregon që PDK-ja në Prizren, nuk ka marë mësim nga vitet 2007-2017, kur kishte qeverisur me Prizrenin, por ende vazhdon avazin e vjetër duke ushtruar kompetencat lokale në kundërshtim me ligjet në fuqi. Kjo qeverisje në secilën sferë të jetës komunalepo vepron në këtë formë, duke shkelur ligjet e rregulloret në fuqi, mirëpo siç e dimë kjo formë e punëve shkelë e shko sa për t’u dukur, ka shkaktuar dëme të mëdha financiare nëkomunën tonë.
Për shkak të këtyre,jemi të bindur që qeverisja komunale, respektivisht drejtorët në fjalë, nuk kanë respektuar ligjet në fuqi lidhur me Qendrën Historike të Prizrenit, duke dëmtuar këtë zonë të qytetit që mbrohet me ligj të veçantë.Prandaj, si Lëvizje VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, kërkojmë nga organet e hetuesisë të fillojnë me hetimetndërsa përgjegjësit e këtyre shkeljeve të japin llogari dhe të dënohen sipas ligjit.