Kamioni godet për vdekje biçiklistin në Prizren
Një person i moshës 63-vjeçare është goditur për vdekje nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kurill të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa më pas ekipet e policies kanë dale në vendin e ngjarjes.
Bytyqi tha se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.