Policia në Prizren kontrollon lokalin ku po bëhej organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Me datë  25 Tetor 2022, nga  Stacionit Policor Prizren është pranuar informate se në një  lokacion në Prizren dyshohet se po zhvillohen lojëra  fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.

Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar  janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri.

Të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Nga hetuesi kujdestar është  informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të  dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *