Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Një person në Prizren dje është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Rr. Muhaxherëve, Prizren 23.11.2022-11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.