Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Prizren

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën, në shtëpinë e tij në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke e hetuar një rast si vdekje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *