Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici
Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vetëshërbyese në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe 850 euro para të gatshme.
Ky qytetar kuletën e ka dorëzuar në polici.
Policia njofton se është identifikuar qytetari “që i ka humbur paratë dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer paratë”.
Policia falënderon qytetarin në fjalë për dorëzimin e kuletës.