POLICIA APELON PËR KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUARA ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *