Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nuses së djalit
Të hënën është arrestuar një person në Prizren.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE| Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.