Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nuses së djalit

Të hënën është arrestuar një person në Prizren.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE| Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *