747 gjoba për ata që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për gjithë ata që nuk po respektojnë Ligjin Covid-19.
Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 747 gjoba për ata që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19.
Sipas PK-së, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 636 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kujtojmë që me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me virusin Covid-19 në vend, Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.
Me këtë rast ishte vendosur edhe ora policore, ndërsa ishte kërkuar nga policia që të shqiptojnë gjoba për të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin për Covid.
Kjo e fundit, për çdo ditë po shqipton qindra gjoba për mosrespektim të këtij Ligji.