Rreth 1,500 infermierë në mbarë botën kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19

Të paktën 1,500 infermierë kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, (International Council of Nurses – ICN), duke publikuar të dhënat e fundit shkruan CNN..

Ky numër është rritur qysh nga muaji gusht kur u shënuan 1,097 viktima.

“Ndërkohë, që nga maji i vitit 2020, ne kemi bërë thirrje për mbledhjen e të dhënave rreth punonjësve shëndetësorë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ICN Howard Catton në një konferencë virtuale më 27 tetor.

Analiza e vetme e grupit që posedojnë, tregon se rreth 10% e rasteve me covid-19 në mbarë botën janë punonjësit shëndetësor.

ICN përfaqëson më shumë se 130 Shoqata Kombëtare të Infermierisë me 20 milion anëtarë në gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *