4 “zëdhënës” i paguan komuna e Prizrenit, ndërsa raportet më shumë janë hyrje në linkun ????
4 persona i paguan Komuna e Prizrenit ( edhe me shumë se kaq) për ta mbajtur opinionin të informuar me punët e Komunës.
Ymer Berisha është shef i zyres për marrëdhënie me publikun ( pa anjë punëtor) që i bie se është “zëdhënësi” kryesor i Komunës së Prizrenit.
Mediat asnjëherë nuk marrin asnjë informacion nga Ymer Berisha.
Nga zyra e kryetarit të Komunës në mandatin e Mytaherë Haskukës të gjitha ftesat i dërgonte Hamdi Bilurdagu. Me ardhjen e Shaqir Totajt, Hamdiut ia kanë “hequr” këtë kompetencë.
Zyra e kryetarit i ka edhe dy “zëdhënës” të tjerë: Jona Hoxhën dhe Driton Siçecën.
Këta të dy, merren me “zyren” e kryetarit, çka ndodh brenda në zyre, ata janë aty, ndërsa kur kryetari del në terren, asnjëri nga ta nuk merr pjesë në aktivitet, ndërsa “raportin” e “vajtojnë” me fotografitë, që më parë ua bënte shefi i kabinetit, e tash i bënë fotografi.
Këtë pjesë po e lëmë për nje herë tjetër.
Çfarë bënë Jona Hoxha. Asnjë takim të kryetarit me gazetarë për një vit.
Driton Siçeca, çfarë roli ka nuk i dihet. Ndoshta rolin e Hamdi Bilurdagut nga qeverisja e kaluar.
Në fakt në mbledhjen e kryetarit me drejtorët të dy marrin shenime.
Një gjë është e qartë, këta katër (plus edhe fotografi) marrin rroga për ta informuar publikun për aktivitetet e Komunës, ndërsa raportet më shumë janë hyrje në linkun, që mund të jetë indikator se edhe dikush tjetër paguhet ????/Prizreni Sot