Shaqir Totaj: Argumentet për keqqeverisje në komunen e Prizrenit sa vijnë e shtohen

Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren, publikon një përgjigje skandaloze të drejtorisë së Arsimit, përmes së cilës DKA thotë se nuk disponon dokumente për ushtruesit e detyrës së drejtorit…

Reagimi i plotë:  

Argumentet për keqqeverisje në komunen e Prizrenit sa vijnë e shtohen.

Përmes të drejtës ligjore për qasje në dokumente zyrtare ne kërkojmë vendimet për emnime të ushtruesëve të detyrës së drejtorit në shkollat respektive.

DKA në Prizren na informon se nuk i disponon ato dokumente !!!

Kush i emnon ushtruesit e detyrës së drejtorit dhe si është e mundur që DKA mos ti ket këto vendime ?

Kush qeveris në Prizren ?

Me cka merret DKA ?

Kah po shkon arsimi në Prizren ?

Janë vetëm disa nga pyetjet pa pergjigje si dëshmi e qeverisjes arrogante të VV dhe kryetarit  Haskuka në komunen e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *