Kapen 1,704 euro të falsifikuara në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

“Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur: Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro. Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur: Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro, një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe katër telefona mobil”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, totali i parave të sekuestruara është 1,704 euro monedha metalike (nga dy euro).

“Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *