Deri në fund të vitit, do të jenë edhe gjashtë festa zyrtare në të cilat pushohet
Institucionet në Kosovë po pushojnë, por kjo nuk vlen për Gjykatën Speciale.
E marta e 11 prillit është ditë pushimi për të gjitha institucionet e Kosovës, si zëvendësim i ditës së ashkëve.
Megjithatë, kjo bartje e festës nga vikendi në ditët e javës iu konvenon shumë prej kosovarëve, që janë të angazhuar si zyrtarë në sektorin publik.
Përjashtim këtu bën Gjykata Speciale që edhe pse selinë e ka në Hagë të Holandës, ajo funksionon si institucion brenda shtetit të Kosovës.
Pikërisht sot do të nisë procesi i dëgjimit të dëshmitarëve dhe paraqitjes së provave nga Prokuroria Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas kalendarit të festave zyrtare, deri në fund të vitit do të jenë edhe gjashtë festa të tjera gjatë së cilave do të pushohet.