Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren po bëhet gati për konservim

Procesi i hartimit të projektit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë.

Në procesin e hartimit të projektit, përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët.

Gjatë muajit tetor lokaliteti arkeologjik është pastruar nga vegjetacioni dhe aktualisht po pastrohet dhe bëhet gati për konservim.

Pjesa e parë e konservimit do të bëhet gjatë muajit nëntor kurse pjesa përfundimtare konservuese për prezantim do të bëhet në fillim të pranverës. Zbatimi i dizajnit të hapësirë së lokalitetit arkeologjik do të filloj të zbatohet gjatë muajit Dhjetor dhe do të ekzekutohet në tri faza, pjesa e strukturës mbajtëse të lokalitetit në muajin Dhjetor, pjesa e materializimit dhe shtrimit të hapësirës në linjë të njejtë me sheshin e lidhjes gjatë muajit Janar-Shkurt.

Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngre vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *