Arrestohet në Morinë 45-vjeçari kosovar, tentoi të kalonte kufirin me armë dhe municion në makinë
Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë.
Gjatë kontrolleve policia i gjeti atij një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte 45-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Tentoi të hynte në Shqipëri, i armatosur me pistoletë, falë inteligjencës informative shërbimet e Policisë vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kosova.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 45-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me sherbimet e DVP Kukës, kanë goditur një rast të tentativës për të hyrë në Shqipëri, me armë zjarri.
Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Fushë Kosovë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme