Anton Quni: Gjatë qeverisjes time do të mbështesim iniciativat, duke ngritur ura komunikimi e bashkëpunimi

Momente të bukura në Qendrën “Concordia- Tranzit” ku nga afër u njoha me punën e jashtëzakonshme të udhëheqesit, Bardhyl Metkamberi dhe të bashkëpunëtorëve të tij, në integrimin dhe strehimin ditor të fëmijëve, kryesisht nga komuniteti rom, që janë pa përkujdesje dhe mundësi shkollimi.

Një punë e jashtëzakonshme që gati prekë shejtërinë.

Ju faleminderit për emocionin që më dhuruat me gjithë atë dashuri dhe çiltërsi.

Gjatë qeverisjes time do të mbështesim këto inciativa, duke ngritur ura komunikimi e bashkëpunimi, sepse nuk ka gjë më njerëzore se sa ti shtrihet dora një komuniteti që ka nevojë për integrim, arsimim e stehë.

Ne do të kthejmë vëmendjen e komunës nga këto grupe shoqërore, me gjetjen e formave të ngjashme për përmirësimin afatgjat të situatës së tyre.

Prizreni për të gjithë.

LDK për të gjithë.

#160 ✔

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *