Arbnor Ukaj: Shërbimi Urgjent në Prizren nga data 16.01.2023 deri me 15.05.2023 ka shpëtuar 9 jetë njerëzish nga arresti kardiak
Arbnor Ukaj përmes një postimi në Facebook njofton se Shërbimi urgjent nga data 16.01.2023 deri sot me 15.05.2023 ka shpëtuar 9 Jetë njerëzish. “…kur kemi Mjek/e me mendje me duar t’arta të Infermierëve në Sherbimin Urgjent, ku nga (19) Arreste Kardiake janë shpëtuar (9)Jetë njerëzish…” shkruan ai
Postimi i plotë
Ti Krenohu Kosovë !
Për këta djem e vasha që për këto 5 muaj, shpëtuan e kthyen nga Vdekja Klinike (9) persona.
Numra të shumtë e vdekje të pakta po ndodhin në Prizrenin tonë, kur kemi Mjek/e me mendje me duar t’arta të Infermierëve në Sherbimin Urgjent, ku nga (19)Arreste Kardiake janë shpëtuar (9)Jetë njerëzish në rruge,livadhe, shtëpi e kasolle, pazare e objekte shëndetësore në gjithë qytetin e Prizrenit nga 16.01.2023 deri sot me 15.05.2023.