Shaqir Totaj: Mytaher Haskuka, një kryetar cikërrimash

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjeton social Facebook, kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, e ka quajtur kryetar cikërrimash…

Postimi i plotë:

Ardhja përmes disa votash cikërrimë, rreth 260 sosh, tek në raundin e dytë nga bashkimi i copëzave, pas humbjes prej 5 mijë votash në matjen një për një, sikur paralajmëroi shumëçka për kryetarin e Prizrenit fundvitin e 2017-ës.

Punën e nisi me ankesa, madje ankesa cikërrime, për mosfunksionimin e lap-topit e të ngjashme! Asnjë projekt kapital për 3 vjet të qeverisjes. Për çfarë do të mbahet mend një kryetar si Haskuka?!

Koha prej tri vjet të qeverisjes, që mjafton si përvojë për të konkurruar kudo në pozita, dëshmoi qartë se Haskuka nuk është i kalibrit për të përuruar projekte, të cilat i duhen qendrës së dytë të vendit, aq më pak një Kryeqyteti Historik si Prizreni.

Ai s’ka kapacitet si Kadri Kryeziu, që për dy muaj menjëherë pas lufte në fazën emergjente, rindërtoi objektin e Lidhjes Shqiptare, për ta përuruar 28 Nëntorin e parë të pas çlirimit.

Haskuka as që mund t’i ofrohet ish-kryetarit Eqrem Kryeziu, që përkundër kompetencave të fuqishme të UNMIK-ut, më 2004 pati rrënuar ndërtesën e vjetër të Komunës, për t’ia hapur pamjen një Monumenti Kombëtar, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e zhvendos administratën, pikërisht në ndërtesën të cilën e shfrytëzonte UNMIK-u.

Do të ishte utopi të mendohet realizimi i ndonjë projekti të ngjashëm me “Shtëpinë e Bardhë”, siç bëri Eqrem Kryeziu, duke e bërë Prizrenin të parin qytet me një ndërtesë dinjitoze, që përveçse ofron kushte për të zgjedhurit e popullit, simbolizon edhe demokracinë amerikane.

Haskuka nuk është as afër Ramadan Mujës, që mbahet mend si kryetari me gërshërë në dorë për përurimin e projekteve të shumta kapitale, si shkollave, rregullimin e qendrës prej guri në zonën e parë të Prizrenit, rregullimin me katër korsi dhe semaforë të hyrje-daljeve të Prizrenit (Madje ai semaforët as s’po mund t’i vë në funksion).

Natyrisht që Haskuka, as që mund të krahasohet me Mujën, që pothuajse përmbylli tërë infrastrukturën rrugore, e të kanalizimeve nëpër fshatrat periferike, madje duke i bërë edhe rrugicat me kubëza. Ai konsiderohej si kryetari që “donte t’i bënte fshatrat si në Zvicër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *