Sa dhoma i kanë të gjitha hotelet e Kosovës?
Në Kosovë ekzistojnë një numër jo shumë i madh i hoteleve, ndonëse kjo shpeshherë është edhe sfidë për turistët që zgjedhin Kosovën si destinacion kryesor për të kaluar pushimet. Sipas odave të turizmit, shqetësim mbetet mungesa e hoteleve në vendet turistike, si bjeshkë e male.
Turizmi vazhdon të mbetët një ndër sektorët shumë pak të zhvilluar në Kosovë.
Ndonëse, vendi ofron histori, arkitekturë, male e bjeshkë të bukura për t’u vizituar, jo shumë turistë zgjedhin ta vizitojnë Kosovën.
Por, ata që zgjedhin Kosovën si destinacion të tyre për pushime, përballen edhe me sfidën e mungesës së hoteleve.
Madje, Kosova ofron vetëm rreth 8 mijë dhoma pushimi në të gjithë territorin, gjë sipas Odës së Hotelerisë, është shqetësuese.
Por, sipas Unionit të Turistëve të Kosovës, tjetër shqetësim është edhe mungesa e hoteleve në vendet turistike si bjeshkë e male.
Turizmi në Kosovë mbetet në nivele jo të kënaqshme, ku gjatë vitit të kaluar, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në të gjithë territorin e vendit kanë pritur rreth 26 mijë turistë të huaj.