Manifetimi letrar “Ditët e Lidhjes” mbahet me 9 dhe 10 qershor në Prizren

Shoqata për kulturë dhe art “Fidani” njofton të gjithë krijuesit letrarë të mbarë hapësirës gjeografike shqiptare se manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes – 2023” mbahet më 9 e 10 qershor 2023. Manifestimi organizohet për të 30-ën herë më radhë dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.

Manifestimi qendror “Ora e Lidhjes” mbahet të shtunën më 10 qershor në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit me fillim në orën 13:00.

Programi
9 qershor 2023 (e premte)
9:30 – Delegacioni i poetëve prizrenas, vizitë vendlindjes së Ymer Prizrenit dhe vendosja e luleve te busti i tij
14:00 –“Tri kohë për atdheun” takim me autorin Agim Gjakova, salla e SHKA “Agimi” – Prizren

10 qershor 2023 (e shtunë)

12:45 – Pritja e mysafirëve në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit
12:55 – Homazhe dhe vendosja e luleve te lapidari i krerëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 13:00 – Aktiviteti poetik “Ora e Lidhjes” (Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit)
14:00 – Promovimi i vëllimit poetik “Ditët e Lidhjes (IV)”
14:30 – Shpërndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit e takimit
15:30 – Përfundimi i manifestimit dhe përcjellja e mysafirëve
Prizren, qershor 2023 Këshilli organizativ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *