Sulmohet me thikë një person në Prizren
Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht më mjetë të mprehtë nga persona të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:20 në lagjen “Nën-kala”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht me mjetë të mprehtë nga persona të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.