Gjendet i vdekur një 83-vjeçar në fushat e një fshati në Prizren, Policia jep detaje

Një 83-vjeçar është gjetur i vdekur në fushat e fshatit Novosell të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tregoi se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa i njëjti kishte dalë nga shtëpia nga mëngjesi.

Bytyqi tha se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Po, rasti është raportuar rreth orës 20:00. Një mashkull 83 vjeqar është gjet pa shenja jete ne fushat e fshatit Novosell, Prizren. I ndjeri kishte dal nga shtëpia ne ora 9:00 dhe me vone ishte gjet nga familjarët. Policia dhe prokurori kane dal ne vendngjarje”, u shpreh Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *