Depozitat e kosovarëve në banka rriten në 5.83 miliardë
161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht.
Kjo ka çuar në total vlerën e depozitave të kosovare në 5.83 miliardë euro, njofton Banka Qendrore e Kosovës.
“Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro)”, thuhet në raport.
Vlera e depozitave në gusht ka qenë 139.9 milionë euro, me normë interesi mesatare prej 2.52 përqind.
Ndërkohë, vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milionë euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
“Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë ( në korrik ishte 166.9 milionë).Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% ( në korrik ka qenë 6.60%)’, ka njoftuar BQK’ja.