Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre
Bankat komerciale në vendin tonë kanë shtrenjtuar sërish normat e interesit për kredi, njëkohësisht bankat vazhdojnë t’i rrisin edhe fitimet e tyre enorme për çdo vit.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit për kredi në muajin gusht 2023 ka arrit në 6.7 për qind, ndërsa në muajin korrik të këtij viti ishte 6.6 për qind.
Sipas Raportit të Sistemit Financiar për muajin gusht 2023 të BQK-së, fitimi i pastër i bankave për tetë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 113.2 milionë euro.
Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.
Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.