Gjykata e Prizrenit lë në paraburgim dy persona për falsifikim të parave

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurve: B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale falsifikimi i parasë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve B.K., dhe D.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Me datat 7 dhe 8 mars, i pandehuri D.G., duke e ditur që paratë janë të falsifikuara, i vë në qarkullim në tre raste, kartëmonedhat  prej pesëqind (500) euro, (në atë mënyrë që paraprakisht merren vesh me të pandehurin B.K.,) ashtu që fillimisht i pandehuri D.G., i lë paratë në një vend të caktuar, e më pas shkon i pandehuri B.K., dhe pasi i merr paratë e falsifikuara i vë në qarkullim në lokacione të ndryshme duke i kërkuar të dëmtuarve që paratë e falsifikuara ti këmbej me bankënota më të vogla, dhe pasi të dëmtuarit i kryejnë këtë shërbim më pas i pandehuri B.K., këto para i kthen tek i pandehuri D.G., në vendin e njëjtë ku i kishte marrë paratë e falsifikuara, dhe për këtë shërbim i pandehuri B.K., fiton njëqind (100) euro”, njofton Gjykata e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *