Burri nga Prizreni rrahu gruan dhe vajzën pastaj i kërcënoi “ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten…”
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gruaja dhe vajza ishin larguar nga shtëpia duke u strehuar te një familjar i tyre, por pastaj i dyshuari kishte shkuar te ato dhe i kishte thënë se “ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 08.10.2023 – 18:00. Me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi me datën 08.10.2023 kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare, të cilat si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte shkuar edhe te ajo shtëpi ku kishin qëndruar viktimat dhe u kishte thënë ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.