Qeveria vendos për shpronësimin e parcelave për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu thotë se shumë shpejt hapen procedurat e tenderimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për realizimin e Projektit të rrugës Prizren – Tetovë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ky vendim i hap rrugë inicimit të proceduravë për shpalljen e njoftimit për tenderimin e kësaj rruge, e që sipas tij do të bëhet shumë shpejt.

Kjo rrugë lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit”, ka shkruar Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *