Dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia ia publikon fotografinë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të arrestuar një person të dyshuar për “shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Rasti ka ndodhur më 25 shtator të këtij viti në Prizren.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari NN , kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 25.09.2023, në Prizren.”
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192. Ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”