44 gjoba për ngasësit e automjeteve në Prizren, të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre

Njësiti rajonale i komunikacionit rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Prizren në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik,  me theks të veçantë të atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga data 20.10.2023 deri me datën 22.10.2023 janë shqiptuar dyzet e katër (44) gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *