Arrestohet një 23-vjeçar në Prizren, i sekuestrohet një pistoletë, karikatorë e fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23-vjeçar në fshatin Randobrav të Prizrenit, të cilit i kanë sekuestruar në cilësi të provave materiale një pistoletë, dy karikatorë dhe 25 fishekë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Me datë 07 dhjetor 2023, hetuesit policor të Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, në fshatin Randobrav të Prizrenit, kanë arrit qe ta ndalojnë të dyshimtin L.V. , i datëlindjes 2000, m/sh/k dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën : Një pistoletë M 57 Cal 7.62 mm, Dy karikator dhe 25 copë fishek te cal. 7.62 mm. I dyshuari është shoqëruar ne stacioni policor, është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”, thuhet në njoftim.