Arben Vitia tregon se këtë javë do të rishikohen masat Anti-COVID pas paraqitjes së rasteve me variantin Delta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të rishikohen masat e marra kundër COVID-19.

Vitia në adresimin e tij për media pas vaksinimit kundër COVID-19, ka thënë se do të flasin me ekspertët për gjendjen me pandeminë.

“Është shtyrë për pak kohë për të biseduar me ekspertët për shkak të paraqitjes së variantit Delta. Ky është një shqetësim i yni se ka edhe shumë vende pavarësisht që procesi i vaksinimit ka shkuar mirë, po e përmendi Britaninë ku një pjesë e mirë është vaksinuar, tani dominon varianti Delta dhe ka shumë qytetarë të vaksinuar. Por të gjithë ata që janë vaksinuar janë me simptoma jashtëzakonisht të lehta dhe i janë shmangur hospitalizimit. Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave. Do të flitet me ekspertë. Në momentin kur marrin rekomandimin e ekspertëve përmes mediave do t’i njoftojmë të gjithë qytetarët”, ka shtuar ai.

Vitia është shprehur se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme, andaj edhe sipas tij qytetarët duhet të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, që sipas ekspertëve po thuajse është e pashmangshme, vetëm të vaksinuar e ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit. Ky variant është i pranishëm edhe në vendin tonë. Në pandemi vaksina është shpëtimi ynë. Prandaj ju bërë thirrje të mos keni as hezitimin më të vogël”, ka deklaruar ai.

Vitia ka ftuar qytetarët që të vaksinohen edhe me vaksinën AstraZeneca, duke thënë se vendi ka në dispozicion vetëm vaksina të aprovuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *