Vetaksident në autostradë në Suharekë
Një veturë është vetaksidentuar sonte në autostradë në Suharekë.
Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës tha se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 19:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (Suharekë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi