Kanosi gjyqtaren që e kishte dënuar për një rast më herët, arrestohet 48-vjeçari në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 48-vjeçar me inicialet A.D, i cili ka pranuar se përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren që e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.
I njëjti është dërguar për ndalim policor për 48 orë.
“Sektorit i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një rast” të veprës penale ,,KANOSJE”, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin ku sot me 07.02.2024, kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe të arrestojnë të dyshuarin: A D viti i lindjes 1976 m/sh/k , i cili e nëpërmes rrjeteve sociale kishte kanosur gjyqtaren. I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër. Të gjitha këto veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.