Ushtroi dhunë fizike mbi nënën dhe motrën e tij, arrestohet prizrenasi
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi kishte ushtruar dhunë fizike mbi nënën dhe motrën e tij.
Të dyja kishin pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, përcjell IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.