Arrestohet Zafir Berisha, dyshohet se pengoi policët në kryerjen e detyrës zyrtare në Prizren

Zafir Berisha, ish-zvministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 nën dyshimet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas burimeve në Prokurori, Berisha tashmë është në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të intervistohet nga hetuesit rajonalë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *