KRM “Ekoregjioni”: Apel për pagesën e borxheve ndryshe do të angazhojmë shërbime të përmbarimit privat për të mbledhur borxhet e mbetura
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe biznese,
Për të siguruar një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë ne, është e nevojshme që të gjithë të kontribuojmë në mënyrë të drejtë dhe të përpiktë për mbulimin e shpenzimeve të menaxhimit të mbeturinave.
Pagesa e borxheve për mbeturinat është e rëndësishme për të ruajtur pastërtinë e qyteteve tona dhe fshatrave përreth.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që të bëjnë pagesat e borxheve të mbeturinave sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast se borxhet nuk paguhen, do të jemi të detyruar të angazhojmë shërbime të përmbarimit privat për të mbledhur borxhet e mbetura.
Në këtë mënyrë, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të çmuar për të mbajtur qytetin dhe fshatrat tona të pastër dhe të sigurt.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përkushtimin tuaj ndaj një mjedisi më të pastër.
Për çdo informacion të mëtejshëm ose ndihmë, mund të drejtoheni në zyrat tona të administratës së mbeturinave.