Shpërthimi në Prizren, pesë prej të lënduarve transferohen në QKUK

Nëntë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në Prizren, pasi dyshohet se një person ka hedhur granatë dore. Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka thënë se rreth orës 7 kanë pranuar edhe një person tjetër të lënduar, duke u rritur në 10 numri i të lënduarve.

Ai i tha se viktimat kanë pasur lëndime në gjoks dhe qafë.

Veçgishti njoftoi se pesë prej të lënduarve janë dërguar në QKUK dhe pesë të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Rreth orës 5 kanë ardhur nëntë të lënduar, mandej dikur rreth orës 7 ka ardhë i lënduari i 10. Kryesisht lëndime kanë pasë në gjoks, qafë. PRejt yre 5 janë transferuar në QKUK, ndërs të tjerët janë liruar në shtëpi”, tha ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *