Policia arreston të dyshuarin që sot ia publikuan fotografinë
Policia ka njoftuar se është arrestuar Fisnik Qenaj, që sot ia publikuan fotografinë dhe kërkuan ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Policia thotë se ai është dërguar në mbajtje.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se personi i dyshuar, F. Q. nga Prizreni, i lindur më 22 mars 2003, dhe i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më herët në Stacionin Policor në Gjakovë, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është ndalur në mbajtje. Për lokalizimin e tij, policia ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët më 15 gusht 2024, kërkesë e cila tashmë ka rezultuar e suksesshme.
Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë.”