Arrestohet 21-vjeçari që shkeli me veturë në zebra 21-vjeçarin në Prizren

Personi S.K., 21 vjeç ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur në orët e para të ditës së sotme nga një veturë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Për këtë rast është arrestuar shoferi i veturës Xh.Zh.,21 vjeç.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, dha detaje për aksidentin duke treguar se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka marrë këmbësori (S.K.21 vjeç)ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë”, tha Bytyqi për Express.

Shoferi i veturës, me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *