Policia ua kërkoi ta largojnë traktorin me rimorkio nga trafiku, shoferi dhe tre të tjerë kanosin policët në Rahovec
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kanosjes së zyrtarëve policorë në Rahovec.
Siç bëhet e ditur rasti ka ndodhur të martën në ora 09:52 në Rahovec, ku Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një mjet bujqësor (traktor) të drejtuar nga i dyshuari.
“Nga i njëjti patrulla ka kërkuar që mjeti me rimorkio të largohet nga trafiku, mirëpo drejtuesi me tre të dyshuar të tjerë duke mos respektuar urdhrat i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.