Nënkryetari Kujtim Gashi falënderon kuvendarët, buxheti do të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka falenderuar anëtarët (kuvendarët) e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për diskutime përmbajtësore dhe për votim të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB). Buxheti, ka thënë ai, do të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe në harmoni me vizionin tonë për një qytet të zhvilluar, të pastër e të bukur!

Postimi i plotë:

Falënderoj anëtarët (kuvendarët) e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për diskutime përmbajtësore dhe për votim të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB).

Në ditët e ardhshme do të mbajmë diskutime publike për finalizimin e projeksioneve buxhetore dhe planifikim të investimeve në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, duke marrë propozime për projektet të cilat e avancojnë infrastrukturën si dhe e bëjne më të lehtë jetën e qytetarëve tanë, si dhe zhvillojnë ekonominë lokale të komunës sonë.

Buxheti do të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe në harmoni me vizionin tonë për një qytet të zhvilluar, të pastër e të bukur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *