Vazhdon edhe sot moti “pranveror”, maksimalja deri në 12 gradë
Të enjten mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen nga -2 e deri në 2 gradë Celsius.
Maksimalet, thotë Instituti, parashihet të lëvizin nga 8 e deri në 12 gradë Celsius.
Pritet që të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.