AAK mbështet Shaqir Totajn në balotazh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, është përcaktuar për ndryshim dhe për ndryshim ka votuar!

Vlerësojmë se qeverisja në Prizren në mandatin e shkuar nuk ka qenë në përputhje as me pritjet e qyetarëve e as me interesat e qytetit prandaj e shohim të nevojshme ndrrimin e strukturës qeverisëse.


Duke u nisur nga interesi qytetar dhe perspektiva zhvillimore e Prizrenit, Dega e AAK-së në Prizren, njëzëri ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëqeverisjeje me PDK dhe në raundin e dytë do ta mbështesë kandidatin e kësaj Partie për kryetar!

Jemi të bindur se ky është vendimi më i mirë i mundshëm për perpsektivën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.
AAK – Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *