Më shumë diell këtë fundjavë
Mot stabil me më shumë kthjellime e diell parashihet ditën e shtunë. Ultësirave vranësirat e ulëta apo mjegulla që formohet orëve të mëngjesit mund të mbeten më gjatë edhe pasdite. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale në pjesë më të ekspozuara në rreze të diellit do të shkojnë në 4C e 6C. Dominojnë më shumë qetësitë, e ditën fryn erë e lehtë veriore 1-2m/s.
Kushte të motit të kthjellët vijojnë përgjatë ditës së diel, megjithëse viseve të ulëta mjegulla e orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë. Nga dita e hënë do të ketë shtim të vranësirave, e të martën dhe mërkurën priten kushte për reshje të dobëta shiu, derisa ato të borës paraqiten në zona malore. Temperaturat maksimale në rritje deri në 6C e 8C, e ato minimale nga -4C e -3C shënojnë rritje deri në 1C e 2C.