Salajdin Fanaj: Mos i votoni brigadat e kuqe, votoni pasardhësit e Ibrahim Rugovës dhe të Eqrem Kryeziut

Në tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zonën e qytetit me nëndegët “Shaban Polluzha” e “Gani Qafderbasha” , kandidati për deputet Salajdin Fanaj godet keqqeverisjet e VV-së dhe PDK-së në Prizren.

Në një paralele të ngritur mes qeverisjes së mirë lokale të LDK-së dhe dy keqqeverisjeve të partive që më shumë kohë kalojnë në seanca gjyqësore, Fanaj potencoi që qeverisja e mirë e LDK-së eshte shembull qe duhet ndjekur ,e jo tu jipet hapësirë partive të propagandes e suficitit bugjetor.

Në mes tjerash Salajdin Fanaj tha që “qeverisja e tyre aktuale hap e mbyll konkurse për drejtorë , hap e mbyll konkurse për mësimdhënës , hap tendere e të njëjtit i mbyll vetëm për individ që janë anëtarë të brigadave të kuqe, se kjo keqqeverisje në vend se në kohë pandemie të investojë për lehtësimin e jetesës qytetare , të investoje në infrastukturë shendetësore, ata kthejnë dhjetëra miliona suficit, vetem e vetem se nuk po arrijnë t’i shpërblejnë anetarët e tyre me kontrata.

Për fund ai beri thirrje që të votohet për pasardhësit e Ibrahim Rugoves , për pasardhësit e qeverisjes së mirë të Eqrem Kryeziut .

Salajdin Fanaj eshte pjese e listes se LDK-së , me nr. 91

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *